Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

25 ditë protestë, Begaj thyen heshtjen: E drejtë kushtetuese, nxis dialogun për interesin kombëtar

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 20:38
25 ditë protestë, Begaj thyen heshtjen: E drejtë kushtetuese, nxis dialogun për interesin kombëtar

Presidenti Bajram Begaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në ditën e 25-të.

Në fjalimin e tij në 100-vjetorit e krijimit të Prefekturës së Tiranës, kreu i shtetit tha se e drejta për të protestuar është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta dhe duhet të ushtrohet në respekt të saj dhe ligjeve e vendit.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”, u shpreh Begaj.

Si President i Republikës ai shprehu gatishmërinë për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të interesit kombëtar.

“Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”, u shpreh Begaj.

Bajram Begaj

Më shumë nga Lajme

  • 22:16Vrasja e Jusuf Gërvallës, Buxhovi: Mbeti çeshtje e padefinuar nga drejtësia gjermane
  • 22:14“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj paralajmëron protesta: Kurti po e interpreton Kushtetutën sipas qejfit
  • 22:03Cilat ngjarje lanë gjurmë në memorien e Buxhovit si fëmijë?
  • 21:59Aksident në Lubozhdë të Istogut, lëndohen pesë persona
  • 21:39Kadrijaj e Aleancës tregon se si kishte kuptuar që Kurti po i siguronte votat e disa deputetëve