Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 09:34
22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

Një 22-vjeçare me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore u gjet e mbyllur brenda një kolibe për qentë në oborrin e një shtëpie në Teksas, pasi një fqinj dëgjoi ulërimat e saj të tmerruara dhe njoftoi policinë.

Ngjarja ndodhi më 22 nëntor, ndërsa viktima kërkonte me ngulmë ndihmë, duke thënë se kishte frikë dhe se kishte nevojë të shkonte në tualet.

Fqinji Justin Anderson, 24 vjeç, dëgjoi britmat dhe vendosi të filmonte gjithçka, duke e kuptuar shpejt se bëhej fjalë për një situatë të rëndë, transmeton A2. Pasi pa të renë të mbyllur në kafazin e mbyllur me kabllo metalike, ai thirri policinë, ndërsa vazhdoi ta qetësonte viktimën nga ana tjetër e gardhit.

Kandice “Candy” Thompson.

Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti gruan brenda kafazit, e veshur vetëm me një bluzë dhe pantallona të holla, ndërsa temperaturat ishin të ulëta. Ajo u dërgua menjëherë në spital për kontroll mjekësor dhe më pas iu dorëzua një familjari.

Kujdestarja e saj, 60-vjeçarja Kandice “Candy” Thompson, e njohur në komunitet për kujdesin ndaj shumë fëmijëve në vite dhe e veja e ish-shefit të policisë lokale, u arrestua dhe u akuzua për rrëmbim personi, keqtrajtim të personave me aftësi të kufizuara, ndalim të paligjshëm dhe rrezikim jete.

Justin Anderson me familjen.

Sipas policisë, viktima ishte birësuar nga familja Thompson që në moshën dyvjeçare dhe kishte qenë e mbyllur në kafaz si “ndëshkim”. Dy të rritur të tjerë me aftësi të kufizuara u larguan gjithashtu nga shtëpia.

Shefi i policisë, Daniel Graziose, e quajti rastin “tronditës për ndërgjegjen njerësore” dhe falënderoi fqinjët për reagimin e shpejtë. Ai theksoi se ndërhyrja e Anderson mund t’i ketë shpëtuar jetën viktimës, duke apeluar që komuniteti të reagojë sa herë dëgjon ose sheh diçka të dyshimtë.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Artan Behrami: Kurti ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe parimet demokratike, protestat janë të pashmangshme
  • 20:58Berisha kritikon deklaratën e Zelenskyt për Kosovën
  • 20:56Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar
  • 20:3272 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë
  • 20:28Ja sa është pritja në pikat kufitare