Një person me iniciale B.Sh, 44-vjeç ka mbetur i plagosur mbrëmë në Shirokë të Suharekës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Klankosova.tv se i dyshuar është një 21-vjeçar me iniciale A.F..
“Sipas informatave fillestare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur në këmbë personin B.Sh., mashkull, 44 vjeçar”.