Rreth 200 pjesëtarë të ushtrisë janë angazhuar në vendin e aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, me qëllim të kërkimit dhe shpëtimit të personave që mund të kenë mbetur të bllokuar në rrënojat e trenit.
Ministria spanjolle e Emergjencave ka publikuar një përditësim lidhur me operacionin, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetin social X tregojnë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit duke kontrolluar rrënojat e një vagoni treni.
