Sot janë mbushur 102 ditë protestë në Shqipëri, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
E emërtuar si “Revolucioni Flamingo”, protesta nisi më 31 maj, si reagim kundër ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec.

Tashmë, pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale, ndërsa shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.
Aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu vazhdimin e protestës dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar.