Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haradinaj: Më 12 shtator do të jemi në shesh në mbështetje të çlirimtarëve

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 22:42
Haradinaj: Më 12 shtator do të jemi në shesh në mbështetje të çlirimtarëve

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më 12 shtator do t’i bashkohet protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se kjo protestë nuk duhet të shihet si aktivitet opozitar kundër Qeverisë.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj tha se ai dhe Aleanca do të marrin pjesë në mënyrë të organizuar në marsh, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve kudo që janë që t’i bashkohen mbështetjes për çlirimtarët.

“Me 12 shtator do të bashkohemi të gjithë. Edhe unë edhe Aleanca në mënyrë të organizuar. Po edhe shqiptarët kudo që janë do të protestojmë, do ta dëshmojmë mbështetjen për çlirimtarët edhe i presim në Kosovë, i presim të lirë në liri”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së është çështje kombëtare dhe nuk duhet të përzihet me aktivitetet opozitare kundër Qeverisë.

“Dëshiroj që të gjithë shqiptarët të jemi të bashkuar për çlirimtarët dhe nuk po du me e shfrytëzu energjinë në mbështetje të çlirimtarëve kundër qeverisë. Nuk është ai qëllimi.”

Haradinaj tha se pas 16 shtatorit, kur pritet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, opozita do t’i rikthejë aktivitetet, siç tha ai, kundër shkeljeve kushtetuese.

“Pas 16 shtatorit do të ketë një dinamizim të opozitëbërjes. Energjitë tona do të drejtohen pra si opozitë kundër qeverisë së keqe, kundër shkeljeve kushtetuese, kundër të gjitha atyre dëmeve që po i ndodhin qytetarit të vendit dhe vendit”, deklaroi Haradinaj

haradinajkundërshtator

Të ngjashme

Haradinaj nderon sakrificën e luftëtarëve britanikë: Përulemi para të rënëve që dhanë jetën edhe në Kosovë

Haradinaj nderon sakrificën e luftëtarëve britanikë: Përulemi para të rënëve që dhanë jetën edhe në Kosovë

11:41

Më shumë nga Lajme

  • 16:01Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash
  • 15:51Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman - Policia jep detaje
  • 15:37Aksident i tmerrshëm gjatë garave ilegale në Prishtinë
  • 15:30Katër shoferë të dehur kapen në Ferizaj, Policia ua ndalon vozitjen deri në 9 muaj
  • 15:06Arrestohet një i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë