Aleanca ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë, duke vënë në pah deficitin e lartë tregtar dhe, sipas saj, mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për prodhuesit dhe fermerët vendorë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Aleanca ka bërë të ditur se për çdo një euro mallra që Kosova eksporton, importon 7.5 euro nga jashtë.
Sipas të dhënave të prezantuara nga kjo parti, gjatë vitit 2025, importet kanë qenë 6.1 miliardë euro më të larta sesa eksportet.
Aleanca ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mburrje me të hyrat e mbledhura nga qytetarët, ndërkohë që prodhuesit vendorë vazhdojnë të përballen me kosto të larta dhe mbështetje të pamjaftueshme.

