Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2026 në 16:11
KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Në Memorialin e Prishtinës është mbajtur sot ceremonia përkujtimore e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të Komonuelthit, në nderim të ushtarakëve dhe civilëve që shërbyen gjatë dy luftërave botërore dhe konflikteve të mëvonshme.

Ceremonia, e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, mblodhi pjesëmarrës për të përkujtuar kontributin dhe sakrificën e burrave dhe grave që shërbyen në misione ushtarake dhe civile, në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Roberto Vergori, i cili iu bashkua përkujtimit në emër të të gjithë pjesëtarëve që shërbejnë në kuadër të këtij misioni.

Një vëmendje e veçantë gjatë ceremonisë iu kushtua edhe atyre që sakrifikuan jetën dhe të ardhmen e tyre gjatë shërbimit në Kosovë, me qëllim që brezat e ardhshëm të gëzojnë një të ardhme më të mirë.

Përmes këtij përkujtimi u nderuan guximi, ndjenja e detyrës dhe përkushtimi i atyre që humbën jetën apo u plagosën gjatë shërbimit për paqen në Kosovë.

Sipas mesazhit të përcjellë me rastin e ceremonisë, sakrifica e tyre vazhdon të shërbejë si frymëzim për punën e përditshme të personelit të KFOR-it në përmbushjen e misionit të tij.

Ceremonia përkujtimore rikujtoi rëndësinë e kontributit ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë, si dhe sakrificën e atyre që shërbyen në periudha të ndryshme konfliktesh.

kosovëpaqenkfor-i

Të ngjashme

Deliu-Kodra sfidon Kurtin: Publikoni dëshmitë për 171 mjekët e kthyer në Kosovë

Deliu-Kodra sfidon Kurtin: Publikoni dëshmitë për 171 mjekët e kthyer në Kosovë

16:08
‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

21:55
Kurti: Gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Kurti: Gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë

15:16
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë

Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë

11:08

Më shumë nga Lajme

  • 17:06Aksidenti në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore
  • 16:53Rruga “Bajram Bahtiri” po merr pamje të re – Rama tregon punimet që po zhvillohen në kryeqytet
  • 16:33U raportua për ndalese në Hungari, flasin nga kompania e autobusit që u ndalua
  • 16:15E rëndë: Një i ri e pëson nga qent endacakë në Mitrovicë, e kafshon teksa po xhironte
  • 16:01Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash