Dardan Krasniqi nga Aleanca ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit po bën ‘’komplet institucioneve’’.
Krasniqi ka thënë se, kjo ‘’ qeverisje, ky mentalitet politike, përveç që i ka bërë komplot vlerave çlirimtare, i ka bërë komplot lirisë tonë, i ka bë komplot integritetit politik’’,
‘’Kjo qeverisje, ky mentalitet politike, përveç që i ka bërë komplot vlerave çlirimtare, i ka bërë komplot lirisë tonë, i ka bë komplot integritetit politik, jetës qytetare, tash po i bën edhe institucioneve tona. Edhe Aleanca me të drejt ka gjykuar, vepruar, dhe ashtu po del që Aleanca qëndron fuqishëm në raport me atë që nuk është për t’iu bërë komplet institucioneve tona. Ne nuk jemi për të shkarravitur edhe më tutje institucionet tona.’’, ka thënë ai.


