Vetëm edhe 10 vendvotime kanë mbetur pa u procesuar në qytetin e Prishtinës në votat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë numëruar 252 nga 262 vendvotime ose në përqindje 96,18%
Një ditë më parë përfundoi procesi i verifikimit dhe numërimit në 37 Qendra Komunale të Numërimit.
Më poshtë mund t’i gjeni votat e pesë kandidatëve më të votuar nga katër parti: Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca.
Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti (40,105 vota)
Glauk Konjufca (33,836 vota)
Albulena Haxhiu (21,769 vota)
Hekuran Murati (18,002 vota)
Donika Gërvalla- Schëarz (16,470 vota)
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza (14,633 vota)
Uran Ismaili (11,930 vota
Përparim Gruda (10,002 vota)
