Projekti i ri turk “Eşref Tek” po zgjon interesimin e publikut edhe para nisjes së xhirimeve. Krahas rikthimit të Çağatay Ulusoy në rolin e Eşrefit, një nga çështjet që po merr vëmendje është identiteti i aktores që do të jetë në krye të kastit të ri.
Sipas raportimeve të mediave turke, në mesin e emrave që po përfliten për rolin kryesor të femrës janë Esra Bilgiç, Hande Erçel dhe Sümeyye Aydoğan. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se cila prej tyre do t’i bashkohet projektit.
Interesimi për përzgjedhjen e aktores vjen në një kohë kur ekipi po punon për plotësimin e kastit. Sipas producentit Timur Savcı, përveç Çağatay Ulusoy, në projekt do të rikthehet edhe Görkem Sevindik, i njohur për rolin e Kadir në “Eşref Rüya”. Pjesa tjetër e kastit pritet të përbëhet nga emra të rinj.

