LajmeZgjedhjet 2026

Komuna ndanë 145 bursa për studentët nga Juniku, lajmin e jep Kryetari Ruzhdi Shehu

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka ndarë sot 145 bursa për studentët e kësaj komune.

Shehu ka thënë se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase dhe se arsimi, rinia dhe zhvillimi do të vazhdojnë të jenë shtyllat e qeverisjes së tij.

Ai ka deklaruar se do të vazhdojnë që të transformojnë Junikun në një vend ku të rinjtë nuk largohen, por krijojnë të ardhmen e tyre këtu.


“Kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare, por është një besim i plotë në talentin, ëndrrat dhe mundësitë e rinisë sonë. Besoj se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase. Arsimi, rinia dhe zhvillimi do të vazhdojnë të jenë shtyllat kryesore të qeverisjes sonë. Me punë, transparencë dhe duar të pastërta, do të vazhdojmë që të transformojmë Junikun në një vend ku të rinjtë nuk largohen, por krijojnë të ardhmen e tyre këtu. Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin që duam”, ka shkruar Shehu.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button