Sport
Befason Sylvinho, lë jashtë listës “raketën” Jasir Asanin: Largon edhe dy lojtarë të tjerë
Jasir Asani, Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi do ta ndjekin ndeshjen ndaj Polonisë nga tribuna. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Varshava teksa gazetari Gentjan Alinani raporton se braziliani nuk e ka preferuar mëngjërashin për ta pasur të gatshëm.
Mungesat e minutave për shkak të luftës në Iran dhe rikthimi në Shqipëri, me sa duket e kanë penalizuar. Ndërkaq, krahas tij në tribunë do të qëndrojnë edhe Klisman Cake me Nazmi Gripshin.
Kujtojmë se ndeshja Poloni – Shqipëri do të luhet sonte ne orën 20:45 dhe pritet me padurim për të parë nëse kuqezinjtë tanë do të shkojnë në finalen e “play off”-it të botërorit “Amerika 2026”.