LajmeZgjedhjet 2026
Arbër Tolaj takon rininë e Pejës: Bashkë për një të ardhme më të mirë
Arbër Tolaj ka takuar të rinjtë e Pejës së bashku me kandidatin për Kryeministër të AAK-së, Ardian Gjini, ku kanë shpalosur programin dhe vizionin për rininë.
Në këtë takim morën pjesë edhe Naim Bytyqi dhe kandidatë të tjerë për deputetë, ndërsa u diskutua për idetë dhe perspektivën e të rinjve për një të ardhme më të mirë në Kosovë.
Tolaj ka vlerësuar rininë e Pejës si forcë që mban gjallë të ardhmen e vendit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre përmes politikave konkrete dhe mundësive të reja për zhvillim.