LajmeZgjedhjet 2026

5-shi i AAK-së: Arbër Tolaj: Qeveria po tenton të blejë vota me paratë e qytetarëve

Kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare, duke e cilësuar atë si një tentativë për fushatë elektorale me paratë e qytetarëve të Kosovës.

Sipas Tolajt, pas bllokimit të ekonomisë dhe injorimit të kërkesave të komunave, mjekëve, arsimtarëve dhe policisë për vite me radhë, ekzekutivi po shpërndan “lëmosha” vetëm në prag të zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se kjo qasje tregon mungesë vizioni dhe mungesë respekti ndaj dinjitetit të qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button