LajmeZgjedhjet 2026

Votimi nga mërgata, Tolaj: Diaspora po merr rolin meritor në vendimmarrje për Kosovën

Kandidati i AAK-së për deputet, Dr. Arbër Tolaj, ka bërë të ditur se nga dita e djeshme ka nisur votimi i diasporës, duke e cilësuar mërgatën si shtyllë të palëkundur të mbijetesës dhe zhvillimit të Kosovës.

Tolaj ka theksuar se kontributi i diasporës tejkalon çdo dimension, duke vënë në pah rolin e saj jetik në ekonominë e vendit.

“Sipas të dhënave të fundit, remitancat që vijnë nga diaspora kapin vlerën e mbi 1.3 miliard eurove në vit, duke qenë burimi kryesor i mirëqenies për mijëra familje dhe infuzioni kryesor për bizneset vendore”, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button