Lajme

Publikohen pamje shqetësuese: Vendi ku u vra 37-vjeçari në Mitrovicë dhe iu plagos vëllai

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut, ku 37-vjeçari mbeti i vrarë, ndërsa vëllai i tij, u plagos.

I dyshuari,  31-vjeçari,është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa i plagosuri sipas policisë, gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Klanit, krimi ndodhi në hyrje të një banese në lagjen e Romëve.

Vëllai i viktimës po pritet të intervistohet nga policia, në cilësinë e dëshmitarit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button