Lajme

Tjetër aksident me fatalitet, vdes 70-vjeçari në Ramnishtë të Vitisë

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 08:30, në rrugën Viti – Ramnishtë, si pasojë e të cilit ka humbur jetë një 70-vjeçar.

I njëjti përkundër përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit të ofruar në Spitalin e Gjilanit, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Edhe të lënduarit e tjerë janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Gjilan për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj drejtuesit tjetër të automjetit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

“Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë janë duke u zhvilluar nga hetuesit rajonalë të aksidenteve të trafikut të Policisë së Kosovës në Gjilan’.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button