LajmeZgjedhjet 2026
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nesër, e diel më 24 maj, do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm të partisë, me të cilën përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme.
Sipas komunikatës së Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së, pjesa solemne e Kuvendit do të nisë në orën 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Ardian Gjini.
Në kuadër të punimeve të Kuvendit, pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Ngjarja do të zhvillohet në Hotel “Venus”, duke filluar nga ora 11:30, ndërsa AAK ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin nga afër këtë ngjarje.