Lajme
I dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit Bashkim Spahiu, Arbër Havolli del para Gjykatës – fillon seanca fillestare
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraqitur i dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit Bashkim Spahiu, që ndodhi më 6 shtator të vitit të kaluar, Arbër Havolli.
Ndaj tij, po zhvillohet seanca fillestare.
Rasti i rëndë ndodhi në Gllamnik të Podujevës, ku Havolli dyshohet se shtiu disa herë me armë mbi tashmë të ndjerin, Spahiu.
Për disa kohë ai ishte në arrati dhe në kërkim nga Policia, teksa në disa raste paraçitej platformën ”Tik Tok”.