Lajme
Vrasja e Bekim Varit, del para Gjykatës i dyshuari Leutrim Fejza
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka nisur seanca gjyqësore në rastin e Bekim Varit nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur më 29 janar, ndërsa u gjet i vdekur më 5 shkurt në zonën malore të fshatit Manastirc.
Në paraburgim ndodhet Leutrim Fejza, 27-vjeçar nga Pleshina e Ulët, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë të Varit.
Rasti kishte tronditur opinionin publik pas publikimit të pamjeve të fundit të viktimës para ngjarjes tragjike.