Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KEK sonte e ndal në ‘‘mënyrë të kontrolluar’’ njësinë A3 të Termocentralit Kosova A

GD
Gazeta Demos30 maj 2026 në 23:47
KEK sonte e ndal në ‘‘mënyrë të kontrolluar’’ njësinë A3 të Termocentralit Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A do t’i nënshtrohet një ndalimi të kontrolluar gjatë natës së sotme, për shkak të rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalimi i njësisë është planifikuar të realizohet rreth orës 00:00, pas vlerësimeve të bëra nga menaxhmenti dhe stafi profesional i termocentralit.

“Monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes teknike ka treguar se vazhdimi i operimit mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha në pajisje, andaj është vendosur që njësia të ndalet në mënyrë të kontrolluar dhe në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë operative”, thuhet në njoftim.

KEK bën të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë dhe, sapo të krijohen kushtet për ndërhyrje të sigurt, do të nisin identifikimin dhe sanimin e rrjedhjeve me synim rikthimin e njësisë në operim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Korporata rikujton se njësia A3 ishte rikthyer në operim më 2 prill 2026, pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara në fund të muajit mars. Që nga ajo kohë, njësia ka operuar në mënyrë të qëndrueshme për rreth 58 ditë.

Sipas KEK-ut, duke pasur parasysh vjetërsinë e njësisë dhe ngarkesën e vazhdueshme operative, kjo periudhë funksionimi paraqet dëshmi të angazhimit dhe profesionalizmit të ekipeve të operimit dhe mirëmbajtjes.

KEK thekson se mbetet i përkushtuar në mirëmbajtjen dhe operimin e sigurt të kapaciteteve ekzistuese gjeneruese, ndërsa paralelisht po realizon investime të mëdha modernizuese, veçanërisht në Termocentralin Kosova B.

Nga korporata është bërë e ditur se opinioni publik do të informohet për ecurinë e punimeve dhe kohën e rikthimit të njësisë A3 në operim

Kek

Të ngjashme

KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

23:10

Më shumë nga Lajme

  • 08:42I jepet lamtumira e fundit bashkëshortes së Harry Bajraktarit, figura të larta marrin pjesë në meshën dhe në lutjet për shpirtin e Lisës
  • 08:35Zjarret në Washington detyrojnë 65 mijë persona të evakuohen
  • 08:28Marrëveshje politike? Kurti dhe Abdixhiku takohen sot
  • 08:25Hyn në fuqi Ligji i BE për Inteligjencën Artificiale
  • 08:24S’ka fluks automjetesh, kaq po pritet nëpër kufijtë e Kosovës