Dyshimet për dallavere me prona, gjykata refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyrtarit të Kadastrit
Një aksion policor i gjerë në disa lokacione çoi në pranga 2 zyrtar të Kadastrit, një të gjykatës dhe dy qytetar të martën.
Në mesin e të arrestuarve nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe falsifikim dokumentesh ishte edhe Drejtori i departamentit ligjor ne Agjencinë Kadastrale, Bashkim Shaqiri.
Për të njëjtin u kërkua nga prokuroria masa e paraburgimit prej 30 ditësh, por, siç raporton gazetarja Altiana Zogaj, kjo është refuzuar nga Gjykata në Prizren. Përfshirë këtu edhe zyrtarja Mejreme Bajrami. Arrestohen pesë persona për falsifikim dokumentesh, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe legalizimi i përmbajtjes së rreme Sipas Prokurorisë, dy nga të dyshuarit kanë përdorur një kontratë të falsifikuar të vitit 1966 për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pronë.
Një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet se ka krijuar dokumente fiktive për të mundësuar legalizimin e saj, ndërsa dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat duke aprovuar regjistrimin e pronës në mënyrë të paligjshme.