Lajme
Vrasja në tentativë në Istog, të përfshirët janë të moshave 12, 13 e 14 vjeçare
Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Istog, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje.
Tre persona janë lënduar, njëri në mesin e tyre është dërguar në QKUK për trajtim për shkak të lëndimeve, derisa nga Prokuroria u bë e ditur se i mituri është në gjendje kritike.
Fillimisht ngjarja ka nisur si përleshje, derisa më pas dyshohet se është përdorur mjeti i mprehtë.
Sipas informacioneve të deri tanishme personat e përfshirë janë të moshës 12, 13 dhe 14 vjeçare.
Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri te ky rast.
Ndërkaq, sipas policisë ende asnjë person i dyshuar nuk është arrestuar.