Lajme

“Tre ministra e asnjërit s’u penguan dritaret krejt të thyera, veç për vota e shkel e shko”-Muharremi për gjendjen e stacionit hekurudhor në Zveçan

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar veprime e disa ministrave të Qeverisë në detyrë, të cilët sot shkuan në Zveçan për ta hequr një tabelë në të shkruar me alfabet cirilik dhe për të vendosur pllakën zyrtare të Republikës së Kosovës bashkë me flamur shtetëror.


Duke e komentuar fotografinë në fjalë, ai ua ka rikujtuar qeveritarëve dritaret e thyera të ndërtesës së stacionit hekurudhor në Zveçan ku vendosen pllakën e Republikës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se po ta donin seriozisht ata këtë vend së pari do t`i rregullonin dritaret e objektit.

“Këtu, në këto detaje, shihet kur dikush bën diçka vetëm shkel e shko për me i kapë disa vota gjatë fushatës. Se me pas qenë që e dojnë këtë vend sa votat e pushtetin, i kishin rregullu këto dritare gjithashtu… E nuk e kishin vendosë Flamurin e Kosovës e logon e shtetit si me qenë në luftë. Tre ministra keni shku sot aty, asnjëri se ka pa, e nuk i ka bë përshtupje kjo parregullsi! Dreqi e marrtë, me 200 euro ishin rregullu ato dritare dhe e kemi respektu shtetin tonë si duhet. Rregulloni gjërat si duhet, jo vetëm për vota e shkel e shko”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button