Therje me thikë mes dy të miturve në Gjilan, njëri përfundon në spital
Një rast therjeje me thikë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Gjilan, ku janë përfshirë dy të mitur.
Lajmin e ka konfirmuar përgjegjësi i Zyrës për Informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se me datën 04.06.2026 rreth orës 20:53 kemi pranuar informatë se në rrugën ‘Avdulla Tahiri’ në Gjilan ka ndodhur një rast therje me thikë në mes dy personave, ku viktima është (sh/k/m, 2008) dhe i dyshuari (sh/k/m, 2009). Në vendin e ngjarjes nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, kurse viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Sipas raportit të mjekut, gjendja e viktimës është stabile. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitë relevante. Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka deklaruar Hashani.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan deri te incidenti