Lajme

Drejtori i Policisë së Kosovës takon ambasadorin e Hungarisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.


Sipas Policisë së Kosovës, në takim janë diskutuar çështje që lidhen me sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit policor dhe ndërshtetëror.

Hoxha e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet e Hungarisë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button