Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Teknologji

Norvegjia ndalon TikTok-un, Snapchat-in e Roblox-in për personat nën 16 vjeç

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 19:56
Norvegjia ndalon TikTok-un, Snapchat-in e Roblox-in për personat nën 16 vjeç

Qeveria e Norvegjisë ka njoftuar synimin për të zgjeruar nismën ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në internet, duke përfshirë disa platforma lojërash dhe rrjetesh sociale në propozimin që u ndalon qasjen personave nën 16 vjeç.

Autoritetet në Oslo pritet ta dërgojnë projektligjin në parlament deri në fund të këtij viti, duke e riformuluar kufirin e moshës në mënyrë që të shënjestrohen posaçërisht platformat e cilësuara si të dëmshme.

Sipas njoftimit zyrtar të ekzekutivit norvegjez, të dëmshme konsiderohen ato hapësira digjitale që me anë të dizajnit, funksioneve apo përmbajtjes së tyre rrezikojnë sigurinë, si dhe shëndetin emocional, kognitiv e zhvillimor të fëmijëve.

Në këtë kuadër, në formën e tyre të tanishme, platforma të njohura si TikTok, Snapchat dhe platforma e lojërave Roblox parashikohet të bien plotësisht nën fushëveprimin e këtij ligji, raporton euronews.

Sipas propozimit, ndalesa do të jetë e vlefshme deri më 1 janar të vitit kur i mituri mbush 16 vjeç. Përgjegjësia kryesore për të ndërtuar mekanizma efikasë të verifikimit të moshës do t'u ngarkohet vetë kompanive teknologjike dhe platformave përkatëse.

Megjithatë, duke qenë se qeveria laburiste norvegjeze operon si qeveri e pakicës, miratimi përfundimtar i projektligjit kërkon mbështetjen e partive të tjera politike në parlament

Iniciativa e Norvegjisë pason vendime të ngjashme në skenën ndërkombëtare: Australia vitin e kaluar miratoi një ligj që u ndalon hyrjen në rrjete sociale personave nën 16 vjeç, teksa Bashkimi Evropian po planifikon vendosjen e kufizimeve të shkallëzuara në bazë të fashave të moshës.

vjeçndalonnorvegjia

Të ngjashme

Nga Norvegjia në Mitrovicë, Kevin Hansvoll luan falas për Trepçën për ta ndjekur ëndrrën e tij

Nga Norvegjia në Mitrovicë, Kevin Hansvoll luan falas për Trepçën për ta ndjekur ëndrrën e tij

19:59
Policia në Prishtinë ndalon një person të kërkuar

Policia në Prishtinë ndalon një person të kërkuar

10:06

Më shumë nga Teknologji

  • 17:57​WhatsApp sjell një funksion të ri për thirrjet