Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me inicialet A. F. ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim për këto vepra penale.




