Në Tiranë ka nisur protesta e shtatë me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej.

Ndërkohë, në qytetet e tjera, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Shkodër një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.

Një pjesë e gjimnazistëve të Lezhës kanë bojkotuar mësimin mëngjesin e së hënës dhe kanë nisur një marshim protestë në rrugët e qytetit.