Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 23:26
Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë

Protesta e gjashtë e zhvilluar këtë të diel në Tiranë, është mbyllur pas disa orësh me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Gjatë mbrëmjes, situata u tensionua në disa zona të kryeqytetit, ku protestuesit hodhën molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, raporton A2 CNN.

Protesta u shoqërua me incidente edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku sipas Policisë së Shtetit, persona të maskuar sulmuan godinën me molotovë, gurë dhe mjete piroteknike. Si pasojë, 10 efektivë mbetën të plagosur, sipas deklaratës së policisë.

Tensione pati edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku u përdor gaz lotsjellës. Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi policinë se kishte hedhur gaz në ambientet e selisë, ndërsa Policia e Shtetit deklaroi se efektivët reaguan pasi u sulmuan me molotovë nga persona të maskuar që më pas u futën në ambientet e jashtme të godinës.

Gjatë protestës u raportuan gjithashtu flakë në godinën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe hedhje molotovësh në drejtim të selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës kishin marrë ndihmë mjekësore 23 persona: 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ishin paraqitur edhe pesë persona të tjerë, dy efektivë policie dhe tre protestues.

gjashtëtiranëpersona

Të ngjashme

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

22:00
Situata në Tiranë: Lëndohen 10 policë, reagon drejtori i Përgjithshëm

Situata në Tiranë: Lëndohen 10 policë, reagon drejtori i Përgjithshëm

20:31
Protestat në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetim për dhunën ndaj protestuesve: E papranueshme

Protestat në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetim për dhunën ndaj protestuesve: E papranueshme

20:30
Forcat speciale zbarkojnë para Kryeministrisë në Tiranë

Forcat speciale zbarkojnë para Kryeministrisë në Tiranë

19:26

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
  • 23:22Kështu u vlerësua Zhegrova në ato pak minuta të luajtura ndaj Lazios
  • 22:57Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
  • 22:42Video e papublikuar, deputetja duke shëruar luftëtarët në luftë
  • 22:39Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!