Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 16:39
Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe zyratrisht kapitenin, Lorenc Trashi.

Ai dyshohet se shkaktoi një penallti të qëllimshme në ndeshjen e fundit ndaj Bylysit, në fund të takimit, e cila ndikoi në rezultatin përfundimtar

Sipas vendimit, Lorenc Trashit i aplikohet masa disiplinore e “përjashtimit të përkohshëm nga ndeshjet zyrtare” dhe “përjashtimit të përkohshëm nga stërvitjet/veprimtaritë e ekipit të parë”.

”Në mbështetje të Kontratës Profesionale ndërmjet Flamurtari Football Club sh.a. (“Klubi”) dhe z. Lorenc Trashi (“Lojtari”), veçanërisht të dispozitave mbi detyrimet e lojtarit për profesionalizëm, kujdes në ushtrimin e veprimtarisë, bindje ndaj udhëzimeve të Klub-it, mosdëmtim të imazhit dhe konfidencialitet (nenet 4.1, 4.4.1, 4.5 dhe 4.6–4.9), si dhe të dispozitave mbi masat disiplinore (neni 6 dhe në veçanti nenet 6.1.2 dhe 6.1.3), si edhe në zbatim të Rregullores së Brendshme të Disiplinës së Klub-it, Klubi vendos marrjen e kësaj mase të përkohshme.

Pas analizimit të ndeshjes kundër KF Bylis të datës 21.03.2026 dhe të raportit teknik të stafit (“Raporti i Analizës së Ndeshjes”), u konstatua se performanca e Lojtarit ka qenë dukshëm nën standardet e kërkuara profesionale dhe nën objektivat e përcaktuara rast pas rasti nga Klubi për disiplinën taktike, vendimmarrjen dhe zbatimin e udhëzimeve të stafit teknik. Gjatë ndeshjes janë evidentuar veprime dhe vendimmarrje të rrezikshme dhe/ose në kundërshtim me udhëzimet e dhëna, të cilat kanë ndikuar negativisht në interesin sportiv të Klub-it, përfshirë episodin në minutat shtesë që çoi në akordimin e një penalltie dhe ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e takimit.

Duke marrë parasysh rëndësinë e interesit të Klub-it për ruajtjen e disiplinës, besimit profesional brenda grupit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, si dhe faktin që çështja ka krijuar tension dhe ekspozim publik, Klubi vlerëson se është e nevojshme një masë e përkohshme dhe proporcionale, pa paragjykuar vlerësimin përfundimtar pas dëgjimit të Lojtarit dhe administrimit të plotë të provave.

VENDOS:

Të aplikohet ndaj z. Lorenc Trashi masa disiplinore e “përjashtimit të përkohshëm nga ndeshjet zyrtare” dhe “përjashtimit të përkohshëm nga stërvitjet/veprimtaritë e ekipit të parë”, në kuptim të nenit 6.1.2 dhe 6.1.3 të Kontratës. Kjo masë ka natyrë të përkohshme/paraprake dhe nuk përbën konstatim përfundimtar fajësie. Masa zbatohet deri në përfundimin e procedurës së verifikimit dhe marrjen e vendimit përfundimtar.”, thuhet në vendim

fc flamurtari

Më shumë nga Sport

  • 17:46Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta rreth fotove virale të yllit të Spanjës dhe vajzës misterioze me bikini
  • 17:17Barcelona konfirmon lëndimin e Bardghjit, do të mungojë gjatë
  • 17:17Enrique: Duam ta barazojmë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 Liga të Kampionëve radhazi
  • 16:05Zyrtare: Drita prezanton mesfushorin shqiptar, Rroca largohet nga futbolli turk
  • 16:00Zhegrova bën paraqitje të mirë në miqësoren e Juventusit