Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Zyrtare: Dikur ishte futbollist, sot Tonelli bëhet trajner i Empolit

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 15:53
Zyrtare: Dikur ishte futbollist, sot Tonelli bëhet trajner i Empolit

Lorenzo Tonelli është trajneri i ri i Empolit. Ish-mbrojtësi i klubit italian do të marrë drejtimin e ekipit të parë, ndërsa në stafin e tij do të jetë edhe Francesco Tavano.

Klubi i Empolit ka zyrtarizuar Lorenzo Tonellin si trajner të ri të ekipit të parë. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga ndeshja e ardhshme kundër Hellas Veronës

Tonelli do të zhvillojë seancën e parë stërvitore këtë pasdite në qendrën stërvitore “Sussidiario del Carlo Castellani Computer Gross Arena”.

𝐌𝐈𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐋𝐎𝐑𝐄𝐍𝐙𝐎 𝐓𝐎𝐍𝐄𝐋𝐋𝐈

Empoli Football Club è lieta di annunciare che, a partire dalla prossima sfida contro l’Hellas Verona, Lorenzo Tonelli assumerà la guida tecnica della prima squadra
https://t.co/xOGhONYDvL pic.twitter.com/GqAQmD1wJe

— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) November 26, 2026

Në stafin e tij teknik do të jetë edhe Francesco Tavano, i cili do të mbajë rolin e asistentit teknik.

Me kalimin e viteve, ai u shndërrua në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës, duke qenë pjesë e ekipit që siguroi ngjitjen në Serie A në sezonin 2013/14. Debutimin në elitën e futbollit italian e bëri në gusht të vitit 2014.

Pas dy sezonesh të tjera te Empoli, Tonelli u transferua te Napoli dhe më pas te Sampdoria. Në gusht të vitit 2021, ai u rikthye në klubin ku nisi karrierën e tij profesionale.

Ndeshjen e fundit me fanellën e Empolit e zhvilloi më 23 prill 2023, kundër Interit, përpara se t’i përkushtohej karrierës si trajner.

Fillimisht, ai drejtoi ekipin U-16 dhe më pas atë U-17 të Empolit. Në sezonin e tij të parë arriti deri në çerekfinalet e kampionatit, ndërsa sezonin e kaluar e udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion në kategorinë përkatëse.

tonelliempolittrajner

Më shumë nga Sport

  • 22:59Përfundojnë ndeshjet e Europa League, këto janë rezultatet
  • 22:57Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, bindës ndaj Omonias
  • 22:49Real Madridi dhe Bournemouthi, të vetmet skuadra në pesë ligat kryesore të Evropës me 10 fitore radhazi
  • 22:49Guardiola e konfirmon: Synimi im i radhës është ta drejtoj një kombëtare
  • 22:29Presidenti i Egnatias pas fitores: “80 mijë euro premio për çunat”