Karateistja kosovare Vlera Qerimi ka siguruar një vend në finalen e Kampionatit të Sporteve Luftarake të EUSA-s.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, e cila ka vlerësuar paraqitjet e karateistes kosovare.
"Vlera ka zhvilluar një serë paraqitjesh fantastike, duke mposhtur studentet nga Hungaria, Austria, Turqia dhe Bosnja e Hercegovina, për të siguruar një vend në finalen e këtij kompeticioni. Nesër zhvillohet finalja, ku Vlera do të zhvilloj duelin e fundit në luftën për medaljen e artë. Ndërkaq, studentja tjetër që përfaqësoi FSUNK-në në këtë kampionat, Behije Mustafa, e ka përfunduar garën në pozitën e shtatë", ka njoftuar FSUK.
