Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka folur pas fitores 3:2 ndaj Liverpoolit në UEFA Champions League, ku ishte protagonist kryesor duke shënuar golin vendimtar për skuadrën e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi e cilësoi këtë triumf si një fitore shumë të rëndësishme, duke shpresuar se do të shërbejë si pikë kthese pas një periudhe të vështirë
“Besoj se kemi siguruar një fitore shumë të vlefshme. Që nga vërshëllima e parë, ndjeva se kjo ndeshje do të shkonte shumë mirë për ne. Siç e dini, po kalojmë një periudhë të vështirë dhe shpresoj që kjo fitore të bëhet pikë kthese”, u shpreh Muriqi.
Sulmuesi shqiptar theksoi gjithashtu se skuadra tregoi paraqitjen që tifozët kishin pritur prej kohësh.
Vedat Muriqi: Çok değerli bir galibiyet aldığımızı düşünüyorum. İlk düdükten itibaren hissiyatım, bu maçın bizim açımızdan çok iyi geçeceği kanaatindeydi. Bildiğiniz üzere zor bir süreçten geçiyoruz. Bu galibiyet inşallah dönüş noktası olur. pic.twitter.com/r8d0inZjHG
— Fotomaç (@fotomac) November 4, 2026
“Besoj se i treguam Fenerbahces atë që tifozët tanë kanë dashur ta shohin prej kohësh”, deklaroi ai.
Në fund, Muriqi iu drejtua edhe kritikëve, duke theksuar se respekti ndaj tyre mbetet i madh dhe se skuadra duhet të vazhdojë të luftojë deri në fund të sezonit.
“Respekti im për ata që kritikojnë është i pafund. Nëse vazhdojmë të luftojmë deri në fund të sezonit ashtu siç bëmë sot, gjërat do të shkojnë shumë mirë”, përfundoi sulmuesi kosovar.