Vedat Muriqi është pa dyshim heroi i Fenerbahces sonte. Sulmuesi kosovar e shënoi golin e fitore 3:2 të turqve sonte në shtëpi ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Por, nuk ishte gjithçka e lehtë për ekipin nga Stambolli që e panë veten në disavantazh në minutën e 25-të, kur Nyoni realizoi.
Vetëm katër minuta më vonë, Mason Greenëood arriti të barazonte rezultatin, me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Alexander Isak e riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 69-të të ndeshjes, por përsëri katër minuta më vonë Fenerbahce barazoi, këtë herë nëpërmjet Broën.



