Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Viti 1999-të: Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 16:04
Viti 1999-të: Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

Më shumë se 27 vjet pas një prej episodeve më të veçanta në historinë e futbollit.

Irlanda zbarkon në Prishtinë për përballjen me Kosovën në UEFA Nations League.

Dy vendet përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që nis në orën 20:45. Takimi është pjesë e Grupit B3 të Nations League dhe shënon përballjen e parë zyrtare mes Kosovës dhe Republikës së Irlandës.

Por për irlandezët, Kosova nuk është një emër krejt i panjohur në historinë e tyre. Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, qeveria e atëhershme e Irlandës ndërhyri për të mos lejuar zhvillimin e një ndeshjeje kualifikuese për Euro 2000 kundër Jugosllavisë.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 5 qershor 1999 në Dublin. UEFA, megjithatë, refuzoi kërkesën e qeverisë irlandeze për shtyrjen ose anulimin e saj, duke argumentuar se nuk kishte bazë ligjore për ta bërë këtë.

Përballë këtij qëndrimi, qeveria e kryeministrit Bertie Ahern vendosi të mos i lëshojë vizat ekipit jugosllav. Ahern kishte paralajmëruar se, nëse UEFA nuk do të merrte një vendim, atëherë qeveria irlandeze do të vepronte vetë. Vendimi u lidh drejtpërdrejt me situatën e krijuar në Kosovë.

Vendimi e vendosi Irlandën në përplasje me UEFA-n dhe solli edhe rrezikun e përjashtimit nga garat evropiane. Në fund, Federata Irlandeze e Futbollit u gjobit me 25 mijë funte dhe u detyrua të kompensojë shpenzimet e ekipit jugosllav.

Ndeshja u zhvillua rreth tre muaj më vonë, më 1 shtator 1999, në Lansdowne Road të Dublinit. Irlanda fitoi 2–1, me Robbie Keane që shënoi golin e parë, ndërsa Mark Kennedy realizoi golin e fitores.

Sonte, historia merr një tjetër kapitull. Këtë herë nuk bëhet fjalë për Jugosllavinë, por për Kosovën e pavarur, dhe sfida zhvillohet në Prishtinë.

Kosova dhe Irlanda do të përballen në “Fadil Vokrri” në orën 20:45, në hapje të fushatës së tyre në UEFA Nations League.Irlandezët tashmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadium dhe pritet të zbresë në fushë me skuadrën e plotë.

Një ndeshje e sotme, një histori e nisur në vitin 1999 dhe një kontekst që e lidh futbollin irlandez me Kosovën në një mënyrë që shkon përtej 90 minutave në fushë.

Artikulli i The Guardian i datës 3 qershor të vitit 1999-të.

irlandakosovësrefuzoi

Të ngjashme

Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës

Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës

16:11
PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!

PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!

14:34
Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Kryenegociatori Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për avancimin e Kosovës drejt BE-së

13:33
Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës

Nderimet për Afrim Bunjakun, Hoxha: Tash kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e Banjskës

13:07

Më shumë nga Sport

  • 16:48Anglezët “marrin në dorë” ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi
  • 16:10Donjeta Sadiku e bronztë në Evropian
  • 16:09Kush pritet ta zëvendësojë Xhakën te Zvicra?
  • 16:01Son tregon klasin, shënon supergol me Korenë ndaj Ekuadorit
  • 16:00Danezët “pushtojnë” Norvegjinë, tifozët marrin një anije me qera