Tifozët e Kombëtares së Danimarkës kanë dhënë një tjetër shembull të jashtëzakonshëm të mbështetjes për ekipin e tyre.
Për ndeshjen ndaj Norvegjisë, të vlefshme për UEFA Nations League, mbështetësit danezë kanë udhëtuar drejt Norvegjisë duke marrë me qira një anije të tërë lundrimi, në një mënyrë spektakolare për të qenë pranë Kombëtares së tyre.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, teksa Danimarka dhe Norvegjia përballen sot në mbrëmje, nga ora 20:45.

