Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Veldin Hoxha: Edhe po ta kishim një stadium me 140 mijë ulëse, prapë do të ishte i stërmbushur

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 21:41
Veldin Hoxha: Edhe po ta kishim një stadium me 140 mijë ulëse, prapë do të ishte i stërmbushur

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Veldin Hoxha nuk mundi të mbante lotët e emocionit pas triumfit në Sllovaki, ndërsa është i bindur se edhe një stadium me 140 mijë tifozë do të ishte i mbushur për finalen ndaj Turqisë.

Hoxha shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 4-3 të Kosovës në Bratisllavë dhe pritet të jetë në formacionin titullar në finalen e “play-offit” kundër Turqisë.

Në një intervistë për median kroate, “novilist.hr”, Hoxha përshkroi ndjesinë e golit dhe fitores si të paarritshme me fjalë.

“Faleminderit të gjithë njerëzve të Rijeka për urimet e shumta, është çmenduri këtu. Ndjesia në Sllovaki ishte pothuajse si kur luaja për herë të parë dhe shënova për Rijekën. Thjesht e pabesueshme. Tani ishte goli im i parë për Kosovën”, tha ai fillimisht.

“Kur gjyqtari dha shenjën e fundit… lotët e gëzimit dhe britmat erdhën nga lumturia. Filluan të dilnin vetvetiu. Ishin emocione të pakontrolluara, plot gëzim”, shtoi ai.

“Ishte e pabesueshme të shihje lajmet në ‘Neë York Times’ me titullin ‘Çfarë momenti për Hoxhën që shënoi golin e parë për Kosovën’. Kur arritëm në Prishtinë shkuam direkt në hotel. Pamë pamjet, pas fitores qyteti ishte në kaos të plotë, një çmenduri e madhe”, u shpreh ai më tutje.

Përsa i përket finales ndaj Turqisë, Hoxha është i bindur se edhe një stadium me kapacitet prej 140 vendesh do të ishte i mbushur me tifozë të Kosovës.

“Njerëzit nga Federata thonë ‘Do të ishte i mbushur edhe nëse do të kishim 10 herë kapacitetin’. Edhe sikur të kishim 140 mijë vende, të gjitha biletat do të shiteshin brenda 1 minute. Do të jetë çmenduri, por ne lojtarët jemi të qetë. Një tjetër hap drejt Botërorit”, e mbylli ai.

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 22:47Dembele i thotë ‘Jo’ interesimit të klubeve arabe, drejt rinovimit me PSG
  • 21:24Vritet në rrugë futbollisti i përfaqësueses afrikane, ishte futbollist edhe në Evropë
  • 19:54Merr fund dilema e Vinicius, ja vendimi që mori Reali
  • 19:39Prezantimi i jashtëzakonshëm i Salah, stadiumi i përmbushur
  • 19:36Zbulohet paga marramendëse e Salahut te Trabzonspori – rekord absolut në Turqi