Pas ngjarjes, bota e futbollit vërshoi me mesazhe ngushëllimi, por dhe me gjeste të rralla e plot kuptim.
I tillë ishte dhe vendimi i Liverpool, klubi ku Digo aktivizohej, për t’i dhënë bashkëshortes pagën e lojtarit deri në fund, e po ashtu duke vendosur një fond për të mbështetur arsimimin e 3 djemve të tij deri në moshën 18-vjeçare.
Por sa është kjo shumë? Sipas “Daily Mail”, e veja e Diogo Jotës mund të trashëgojë deri në 35 milionë funte nga pasuria e tij për sigurinë financiare të saj dhe tre fëmijëve të tyre.
Jota nënshkroi për herë të parë një kontratë me Wolverhampton Wanderers në vitin 2018, nga e cila fitonte 38,000 £ në javë.
Dy vjet me këto paga e panë atë të fitonte 3,952,000 £ përpara se të shënonte shumën e madhe me një transferim në Anfield, ku dy vitet e para të kontratës së tij katërvjeçare me 83,000 £ në javë e panë atë të fitonte edhe 8,632,000 £ të tjera.