FC Ferizaj ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe presidentin Agim Ademi për mbështetjen dhe investimin në infrastrukturën sportive të klubit.
Përmes një njoftimi, klubi ferizajas bëri të ditur se tashmë është pajisur me reflektorë modernë, të cilët do të mundësojnë zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive edhe gjatë orëve të natës, shkruan Indeksonline
Nga FC Ferizaj e kanë vlerësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm për klubin, futbollistët, tifozët dhe gjithë qytetin.
