Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni madhështore ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe shumë figura publike.
Pas dasmës, Kushtrimi ka folur për “Prive By Liberta Spahiu”, duke treguar se është ndier jashtëzakonisht mirë gjatë kësaj dite dhe se atmosfera në dasmë kishte qenë pikërisht ashtu siç e kishin dëshiruar.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e ceremonisë, ndërsa ka treguar edhe për periudhën e përgatitjeve, e cila, pavarësisht angazhimeve, duket se nuk ka sjellë shumë stres për çiftin.
Kushtrimi tha se njerëzit e afërt ua kishin lehtësuar shumë punën gjatë organizimit, ndërsa për stresin e përgatitjeve u shpreh me humor: “Normal stres kemi pas, po minimal”.
I pyetur për të ftuarit, ai zbuloi se numri i personave që morën pjesë në dasmë ishte më i madh sesa lista fillestare e të ftuarve.
