Aston Villa ka shkruar historinë sonte në Stamboll, pasi mposhti bindshëm SC Freiburg me rezultat 3-0 në finalen e madhe të UEFA Europa League.Finalja u zhvillua në Besiktas Stadium, ku skuadra angleze dha një “leksion futbolli” ndaj gjermanëve

Nën drejtimin e trajnerit Unai Emery, Villa tregoi qetësi, organizim dhe efikasitet të jashtëzakonshëm. Golat e Youri Tielemans, Emiliano Buendia dhe Morgan Rogers vulosën triumfin spektakolar të anglezëve.

Për Emeryn, ky është trofeu i pestë në Europa League, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si “mbreti” i këtij kompeticioni. Strategu spanjoll e kishte fituar më parë katër herë trofeun me Sevilla dhe Villarreal, ndërsa tani e dërgon edhe Aston Villën në majën e Europës.