UEFA ka vendosur ndalim të përjetshëm ndaj ish-trajnerit të ekipit të femrave të FC Slovacko Women, Petr Vlachovsky, pasi ai u shpall fajtor për filmimin e lojtareve duke u zhveshur pa dijeninë e tyre.
Sipas vendimit të UEFA-s, Vlachovsky nuk do të lejohet më të ushtrojë asnjë aktivitet të lidhur me futbollin. Po ashtu, institucioni më i lartë evropian i futbollit i ka kërkuar FIFA që ndalimi të zgjerohet në nivel ndërkombëtar, ndërsa Federatës Çeke të Futbollit (FACR) t’i revokohet licenca e trajnerit, shkruan IndeksOnline.
