Udinese ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e xhiros së 13-të të Serie A, të zhvilluar sot.
Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit u shënua herët, në minutën e 8-të, nga Sandi Lovric pas asistimit të Nicolo Zaniolos. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, ndërsa në minutën e 45+2′ portieri i Fiorentinës, David de Gea, u ndëshkua me karton të verdhë.
Në pjesën e dytë, Fiorentina u përpoq të rikthehej në lojë me disa zëvendësime, duke inkuadruar në fillim të pjesës së dytë (46′) edhe mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili zëvendësoi Alessandro Zanolin. Vojvoda u angazhua në krahun e djathtë për të sjellë freski, shtytje në fazën ofensive dhe stabilitet në mbrojtje për skuadrën mysafire.

