Pothuajse të gjitha grupet e tifozëve shqiptarë janë mbledhur sot në kryeqytetin e Kosovës, në një protestë të përbashkët në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas zhvillimeve të fundit lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.
Sport
“UÇK-ja nderohet kur shqiptaria bashkohet”, tifogrupet protestojnë në Prishtinë

Tifozë nga qytete të ndryshme shqiptare janë bërë bashkë në Prishtinë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të fundit të lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, shkruan Indeksonline
Protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit me flamuj kombëtarë e të Kosovës, ndërsa janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së



