Granit Xhaka nuk është pjesë e grumbullimit të Zvicrës për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, pas pranimit të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19.
Pavarësisht mungesës së kapitenit, mbështetja për të nuk ka munguar nga tifozët zviceranë.
Në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, të cilën Zvicra e fitoi 3:0, nga tribunat në Shkup u dëgjuan disa herë thirrjet “Granit Xhaka! Granit Xhaka!”.
Mbështetja u shfaq edhe përmes një flamuri me mbishkrimin “Free Xhaka”. Edhe pse kapiteni nuk ishte në fushë, tifozët treguan se vazhdojnë ta kenë në krah, shkruan mediumi zviceran "Blick".
Pas ndeshjes, mesfushori Remo Freuler foli edhe për mungesën e Xhakës.
“Për Granit Xhakën nuk kemi nevojë të flasim. Ai nuk mund të zëvendësohet. Shpresojmë që Graniti të rikthehet shpejt dhe që kjo çështje të zgjidhet”, tha Freuler pas fitores.