Nëntë personat e arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, janë ndaluar për 48-orë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit janë D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D.
Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar bastisje në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut




