Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka shprehur shqetësimin për kushtet e vështira të motit në Floridën Jugore, pas eliminimit të skuadrës nga Real Madridi në një të tetën e finales së Kupës së Botës për Klube.
Juventusi u mposht nga Real Madridi me rezultatin 1:0 të martën, në një ndeshje që filloi në orën 3:00 pasdite, sipas kohës lokale, kur temperatura ishte 30 gradë Celsius dhe lagështia 70% në stadiumin “Hard Rock”.
Tudor e pranoi se kushte të tilla ndikuan në performancën e skuadrës. “Luajtëm në kushte vërtet të vështira. Lojtarët ishin shumë të lodhur,” tha ai.