Gazeta britanike The Times i ka kërkuar falje FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino, pasi kishte publikuar informacione të pasakta, duke lënë të kuptohej se Infantino kishte përfituar një pagë të dytë të padeklaruar.
Gazeta ka pranuar gabimin në raportimin e saj dhe ka bërë korrigjimet përkatëse, duke hequr nga publikimi informacionet e pasakta lidhur me këtë çështje.
Përmes një deklarate, The Times shprehu gatishmërinë për të korrigjuar gabimet dhe për t’u kërkuar falje palëve të përfshira.
